FSHF do implementojë sistemin VAR në fazën e dytë në disa ndeshje të Kategorisë së Parë

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se së shpejti do të nisë implementimin e sistemit VAR edhe për disa nga ndeshjet e Kategorisë së Parë.

Përfshirja e sistemit VAR edhe në ndeshjet e kësaj kategorie ka qenë një objektiv i hershëm i FSHF-së ndërkohë që ky sistem përdoret në kategorinë “Abissnet Superiore” që prej sezonit 2021-2022 dhe tashmë përdoret rregullisht prej tre sezonesh ashtu si edhe në Kupën e Shqipërisë, duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

FSHF është duke bërë përgatitjet e fundit që përfshirja e sistemit VAR të nisë menjëherë në pjesën e dytë të sezonit për disa ndeshje të Kategorinë e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *