Ndodhen 3 pikë larg Chelsea-t, e thotë “The Guardian”: Një tjetër ekip i Premier League kërkon Armando Brojën

Emri i Armando Brojës do të kthehet në telenovelë deri në mbylljen e merkatos së dimrit. Sulmuesi shqiptar është ende në test, teksa Pochetino kërkon të bindet nga performancat e Brojës dhe të mos e kërkojë një tjetër emër.

Por edhe nëse kjo nuk do të ndodh, lojtari i Kombëtares do të mbetet në Premier League. Një tjetër emër futet në garë për të marrë shërbimet e Brojës. The Guardian raporton se Ëolves është gati për të siguruar shërbimet e këtij futbollisti. Aktualisht Ëolves ndodhet tre pikë larg Chelsea në tabelë, por me një ndeshje më shumë për të luajtur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *