Trajneri i Egnatias flet pasi e nisi vitin 2024 me fitore: I kam thënë lojtarëve, duhet të mësohemi të fitojmë edhe pa luajtur futboll

Egnatia është kthyer në 2024 me një fitore. Ekipi i drejtuar nga ana e Tetovës ka arritur që të fitojë kundër Skënderbeut me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Fernando.

Pas akordimit të një penalltie, Fernando u tregua shumë i qetë në minutën e 59. Me anë të panenkës, topi u dërgua në rrjetë. Ky gol mjaftoi që Egnatia të dilte me 3 pikë, pavarësisht dëshirës së Skënderbeut për të barazuar rezultatin. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Tetova: “Ishte ndeshje shumë e vështirë, e kishim përgatitur më së miri me këtë kontingjent lojtarësh që kishim. Ishim të detyruar sot dhe i kam thënë ekipit që duhet të mësojmë edhe të fitojmë keq, pa luajtur futboll. Sot duhet të kënaqemi vetëm me trepikëshin. Do kemi luhatje 3-4 javë pasi lojtarë që kanë ardhur, të rinjtë, duhet të përshtaten me qytetin, pastaj me shokët e ekipit dhe me fushën. Por armiku im kryesor është koha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *