E BUJSHME/ Milani piketon mesfushorin shqiptar në merkato, e kërkojnë në Bundesligë dhe te Sportingu i Lisbonës

Arijon Ibrahimovi po bën mirë në radhët e Frozinones. Mesfushori shqiptar u transferua në formë huazimi në Serinë A, ndërsa kartonin e tij e zotëron Bajerni i Mynihut. 18-vjeçari shihet si një lojtar me mjaft perspektivë, prandaj ka ngjallur interes të madh në merkato.

Sipas Florian Pletenbergut, Milani ka piketuar mesfushorin e Frozinones për të transferuar në merkaton e verës. Pas tij është vënë edhe Sportingu i Lisbonës, ndërsa nuk mungon interesimi as në Bundesligë, ku Ajntrakti i Frankfurtit është i gatshëm ta bëjë pjesë të organikës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *