VIDEO/ Portieri shqiptar i çmendi të gjithë kundër Totenham, dhuroi edhe një “asist” në minutën e fundit

Arijanet Muriç ka bërë një nga paraqitjet më të mira kundër Totenhem. Portieri shqiptar e nisi nga minuta e parë dhe ishte fenomenal në FA CUP.

Për fatin e keq, performanca e tij nuk i mjaffoi Burnley që humbi me shifrat 1-0. Goli i vetëm që Muriç pësoi ishte një mrekulli e Porro në të 77, që pritet të shpallet goli më i bukur i javës.

Në minutën e fundit, Muriç nxori me portën e boshatisur shokun e ekipit pas devijimit të topit me kokë nga goditja e këndit, por çuditërisht topi nuk shkoi në rrjetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *