Video-skandali në Spanjë! Goli i Real Madridit ishte i parregullt, a i vodhën dy pikë dje madrilenët kundër Mallorca?

Një gol vendosi ndeshjen e mbrëmshme mes Real Madrid dhe Mallorca, e mbyllur në shifrat 1-0. Megjithatë, mëngjesin pas ndeshjes, shumë e mbrojnë pretendimin se goli duhej të anulohej. Para se Rudiger të dërgonte një goditje drejt portës, Carvajal, sipas shumë njerëzve, shkaktoi një faull. Mbrojtësi i Realit rrëzoi Raillo, por arbitri “nuk e pa”.

Duke qenë se është një gol fitues, nëse është i parregullt, Real Madridi i “vodhi” dy pikë Mallorca-s. Girona rezulton më e humbura, sepse do të kishte dy pikë mbi Realin në krye të La Liga, por edhe Mallorca, për të cilën çdo pikë në luftën për të qëndruar në kategori është e artë.

“Është një faull i qartë që ndikon drejtpërdrejt në golin dhe rezultatin e ndeshjes. Duhet të anulohej më vonë. VAR nuk e ka vënë në dijeni arbitrin”, shkruajnë mediat spanjolle. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *