Thomas Strakosha nuk po merr asnjëherë besim në Premier League, Brentford mendon t’i hap telash tjetër

Ëndrra e madhe e Thomas Strakoshës ishte transferimi i tij në Premier League. Pas aventurës me Lacion, gardiani shqiptar nuk e mendoi dy herë për të shkuar te Brentfordi. Megjithatë e gjitha kjo eksperiencë nuk po shkon siç pritej për Strakoshën.

Pavarësisht gafave të shumta të portierit kryesor Fleken, Strakosha nuk e ka marrë kurrë besimin për të nisur një ndeshje si titullar, pavarësisht përballjeve të shumta që zhvillohen në Angli. E si për të hapur më shumë telashe për Strakoshën, mediat britanike raportojnë se Brentfordi po mendon që të marrë një portier të tretë kualitativ që do t’i hap konkurrencë Strakoshës dhe Fleken. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *