Orges Shehi shkon menjëherë në Turqi, te Partizani nuk humbasin kohë pas zyrtarizimit të trajnerit

Orges Shehi është zyrtarizuar në stolin e Partizanit. Pas shumë kohësh polemika me Tiranën, është arritur marrëveshja me të kuqtë. Objektivi i Shehit do të jetë për të dalë kampion me Partizanin.

Koha nuk është në dispozicion dhe për këtë arsye, për Orgesin nuk do të ketë asnjë ditë pushimi. Partizani do të nis një mini fazë përgatitore në Turqi, teksa udhëtimi do të kryhet në mbrëmjen e 1 janarit, atje ku të kuqtë do të qëndrojnë për 10 ditë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *