LAJM I FUNDIT/ Nga Tirana në stolin e Partizanit, Orges Shehi është dhurata e të kuqve për festat e fundvitit

Tashmë është zyrtare. Orges Shehi do të jetë trajneri i Partizanit. Nga stoli i Tiranës, trajneri 46-vjeçar kalon në atë të rivalëve të përjetshëm, të “demave të kuq”. Është vetë klubi i Partizanit ai që ka zyrtarizuar nënshkrimin me Orges Shehin përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Një dhuratë e bukur për tifozët në këto festa fundviti.

“Orges Shehi është zyrtarisht trajneri më i ri i Partizanit! Të mërkurën, në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”, klubi prezanton Orges Shehin përpara mediave. Ju mirëpresim. Mirëse erdhe në familjen e kuqe Orges Shehi”, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *