Një nga Kombëtaret më të lavdishme mund të mbetet pa Botëror, FIFA “kërcënon“ Brazilin

Situata nuk është aspak e qetë në zyrat e Federatës Braziliane të Futbollit. Gjykakta vendosi të shkarkonte presidentin aktual, Ednaldo Rogrigezin, me arsyen se në zgjedhjet e vitit të shkuar janë hasur parregullsi. Një vendim që nuk është mirëpritur nga FIFA. Mediat braziliane bëjnë me dije se zyrtarë të organizimit më të lartë të futbollit botëror do të udhëtojnë drejt Brazilit në javën e parë të muajit janar për të diskutuar me Federatën dhe me qeverinë.

FIFA dënon ndërhyrjen e politikës në sport, prandaj ka kërcënuar Brazilin me mospjesëmarrje në kompeticionet e saj. Kjo nënkupton se Kombëtarja armerikano-jugore nuk do të mund të luajë dot në Kupën e Botës apo edhe në turnetë e tjerë ndërkombëtare, si dhe klubet braziliane nuk do të kenë mundësinë të zhvillojnë ndeshje jashtë kampionatit vendas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *