Kristjan Asllani e ka siguri, vlerëson dy talentet e Shqipërisë: Mario Mitaj dhe Ernest Muçi janë gati për kampionatet më të forta në Europë

Kristjan Asllani është xhevahiri i madh i Shqipërisë që po rritet te Interi. Për Silvinjon është një prej lojtarëve kryesorë që ka dhënë kontributin e tij në kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë. Ky futbollist ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, ku ka treguar më tepër rreth eksperiencën me kuqezinjtë. (Intervistën e plot të Kristjan Asllanit për Koha Shtesë e gjeni më poshtë)

“Po kam pasur disa kontakte me grupmoshat e Italisë. Por unë jam shqiptar dhe e dija sigurisht që do të luaja me Kombëtaren Shqiptare. Isha i bindur dhe nuk do ta ndërroja vendimin tim për asgjë. Unë kam ikur nga Shqipëria 2 vjec, babai më fliste gjithmonë për Shqipërinë. Mbaj mend që kam parë në televizor të gjitha ndeshjet e Shqipërisë, me babain te shtëpia. Kur shkova që luajta miqësoren e parë me Shqipërinë, ishte një ëndërr e bërë realitet. Nuk e harroj kurrë fitoren e Shqipërisë kundër Portugalisë me golin e Balajt, jemi çuar të gjithë nga tavolina.

Kam folur edhe me lojtarë të Interit për Shqipërinë. Që nga ndeshjet e shtatorit dhe këto të tjerat pastaj, kam folur disa herë me ta për Kombëtaren. Të gjithë e panë suksesin tonë dhe e dinë se çfarë stadiumi është Air Albania. Ai që flas më shumë për këtë gjë është Arnautovic, ai më flet shumë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Arnautovic më ka folur më shumë për stadiumin, ai ishte i impresionuar më shumë nga stadiumi dhe entuziazmi jonë, ka parë disa video, disa ia kam treguar edhe unë.

Pasi u hodh shorti i grupeve të Europianit, kam bërë shumë shaka këtu me italianët, sidomos me Fratessin që jam sa herë me të këtu. Kemi bërë shumë shaka, por unë të them të drejtën nuk jam shumë i lumtur me grupin. Por sigurisht që ndeshje të tilla çdo lojtar i ka ëndërr. Kur pashë grupin thashë: “Mos”(qesh). Me këtë ekip që kemi mund t’ia dalim. Fratesi më thotë me shaka që Shqipëria do të dalë e sigurt nga faza e grupit.

Për mua Mitaj do të eci larg, por edhe Muci. Janë dy lojtar shumë të fort. Mitaj luan si një 35 vjecar, ka shumë teknik dhe Muci e dimë të gjithë se çfarë lojtari është. Unë besoj se këta lojtarë mund të luajnë në çdo kampionat të fort, janë shumë të rinj dhe ashtu si mua, e kemi futbollin përpara”, tha Asllani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *