Përfundon procesi i rinovimit të licencave për trajnerët me UEFA B, UEFA A & UEFA PRO

Ka përfunduar procesi i rinovimit të licencave, që kishte nisur prej ditës së hënë, më 18 dhjetor në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për trajnerët që zotërojnë UEFA B, UEFA A dhe UEFA PRO.

Një proces i rëndësishëm për të gjithë trajnerët shqiptarë që zotërojnë këto licenca e që duhen përditësuar pasi u ka skaduar afati i vlefshmërisë. I gjithë procesi i rinovimi të licencave organizohet nga Departamenti i Edukimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në datat 18 – 19 dhjetor i janë nënshtruar porcesit të rinovimit të licencave trajnerët që janë të pajisur me UEFA B. Të pranishëm kanë qenë 120 trajnerë dhe përgjatë dy ditëve në “Shtëpinë e Futbollit” janë mbajtur leksione të ndryshme të organizuar nga Departamenti i Edukimit në FSHF.

Më pas procesi i rinovimit në datat 20 – 21 dhjetor ka vijuar me trajnerët e nivelit UEFA A teksa të pranishëm kanë qenë 75 trajnerë.

Ndërsa, më 22-23 dhjetor i janë nënshtruar prcesit të rinovimit edhe trajnerët që kanë licencat UEFA Pro, që është edhe më e rëndësishmja për një trajner futbolli. Të pranishëm kanë qenë 30 trajnerë që zotërojnë licencën UEFA PRO.

Leksionet janë fokusuar kontrektisht në këto tema; teoria taktike, metodologjia, çështje të arbitrimit dhe rregullave të lojës, mjekësia sportive apo edhe video-analiz.

Përditësimi i licencave ka një vlerë thelbësore që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e profesionalizmit dhe cilësisë së trajningut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *