Komuniteti evropian i futbollit qëndron i vendosur kundër të ashtuquajturës Super Ligë

Në një konferencë për shtyp online duke iu përgjigjur vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ) të së enjtes, presidenti i UEFA-s, Aleksander ?eferin dhe aktorët kryesorë që përfaqësojnë të gjithë komunitetin e futbollit, nënvizuan kundërshtimin e tyre të bashkuar ndaj të ashtuquajturës Super Ligë Evropiane (ESL).

Ja deklarata e Presidentit të UEFA-s në konferencë: “Futbolli mbetet i bashkuar. Kjo konferencë për shtyp që përfshin të gjithë palët e interesuara që flasin së bashku është dëshmi e kësaj. Ne kemi gjithashtu qeveritë kombëtare dhe institucionet krah nesh.

Ka një kontrast të thellë midis deklaratës për shtyp dhe gjykimit. Gjykimi është në të vërtetë pozitiv, pasi përfshin tiparet kryesore të piramidës së futbollit evropian: konkurrenca e hapur, meritokracia sportive dhe solidariteti.

GJED sigurisht nuk ka dhënë dritën jeshile dhe as nuk ka miratuar një projekt si e ashtuquajtura Super liga. Ne mirëpresim qartësinë që GJED-ja ka dhënë sot duke përfshirë një miratim të sistemit të para-autorizimit dhe rolin e dyfishtë të UEFA-s si organizator dhe autorizues.

Ne u bëmë të vetëdijshëm se sistemi ynë i autorizimit ishte i papërsosur, filluam të punonim për këtë në vitin 2021 dhe e konkluduam në vitin 2022 me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Ne kemi besim se rregullat tona janë plotësisht në përputhje me vendimin e GJED-së. Thënë kjo sigurisht që do të shqyrtojmë më tej pasi të lexojmë vendimin në detaje dhe të shohim nëse duhet të zbatojmë ndryshime të mëtejshme.

Është e rëndësishme të theksohet se GJED ka miratuar modelin sportiv evropian, bazuar në meritat sportive, që mund të garantohet vetëm nëse të gjitha skuadrat gëzojnë një nivel të caktuar mundësish të barabarta. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se klube nga shumë vende – si p.sh. Anglia, Gjermania dhe Franca – e kanë të ndaluar të bashkohen me një projekt që është jashtë sistemit.

Sigurisht, UEFA është e lirë të organizojë garat e veta dhe të shesë ekskluzivisht të drejtat komerciale. Pra, çdo garë duhet të përshtatet brenda sistemit dhe të jetë në përputhje me rregullat tona të reja të autorizimit, dhe ndër të tjera duhet të respektojë meritat sportive, kalendarin ndërkombëtar dhe solidaritetin. Këto rregulla mbrojnë gjithashtu kompeticionet për klube të UEFA-s.

Futbolli mbetet i bashkuar siç e shihni sot, i mbrojtur mirë nga ligat e shkëputura. Futbolli nuk është në shitje, ne e treguam këtë shumë herë si palë të interesuara së bashku. Asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë”, – tha Presidenti i UEFA-s, Ceferin.

Nasser Al-Khelaifi, Kryetar i Shoqatës së Klubeve Evropiane (European Club Association)

“Ndoshta disa njerëz nuk e kanë vënë re se çfarë ka bërë futbolli në dy vitet e fundit. Reforma e kompeticioneve, sipërmarrja e përbashkët mes UEFA-s dhe klubeve. Unë nuk e shoh fare këtë si një fitore të Super Ligës. Ky gjykim ka të bëjë me rregullat juridike, që kanë ndryshuar.

Ne po shohim të njëjtat prezantime, të njëjtat deklarata që flasin për lirinë – por nuk ka të bëjë me lirinë, është një ligë e mbyllur. Kjo është një kontratë sociale. Klubet janë kaq krenare që janë partnerë me UEFA-n dhe luajnë në garat e UEFA-s… Të gjitha palët e interesuara në Evropë po punojnë së bashku për të njëjtin qëllim”.

Javier Tebas, President i LA LIGA

“Dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë totale për UEFA-n si rregullator i futbollit evropian. UEFA ka 69 vjet që organizon garat evropiane dhe futbollin evropian. Gjatë kësaj periudhe, UEFA-s i është dashur të përshtatet me kohën, me ndryshimet ekonomike dhe realitetet sportive.

Kjo është ajo që ata kanë bërë vazhdimisht me aktorë të ndryshëm dhe vitin e kaluar krijuan rregulla të reja se si të krijohet një garë e re”.

Pedro Proença, President i Ligave Evropiane

“Për ne ky vendim i gjykatës nuk ndryshon mendimin tonë se cili duhet të jetë formati i garave evropiane. Në emër të Ligave Evropiane ne besojmë plotësisht në parimet e hapjes dhe kualifikimit për garat ndërkombëtare përmes garave vendase. Ne besojmë në balancën ndërmjet ligave vendase dhe klubeve ndërkombëtare.

Ne mbetemi plotësisht kundër modelit të Super Ligës dhe jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur këtë linjë së bashku me palët e tjera të interesit. Ky vendim sot nuk ndryshon asgjë për sa i përket asaj që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja e garave ndërkombëtare”. 

Ronan Evain, Football Supporters Europe (FSE)

“Nga ana e tifozëve, nuk ka asgjë të re. Është ende i njëjti projekt që pamë dy vjet më parë – i njëjti konkurs privat, i mbyllur, i drejtuar nga paratë. Është thjesht ripaketimi dhe riciklimi i një ideje të tmerrshme pa marrë parasysh meritat sportive.

Superl Liga nuk dështoi për shkak të rregulloreve ekzistuese në atë kohë – ajo ra sepse ne të gjithë ishim kundër projektit. Ne i përkasim një ekosistemi të futbollit evropian që nuk është perfekt, por të paktën ka një sërë rregullash.

Nuk ka vend për shkëputje brenda futbollit evropian. Ne shpresonim që cirku të ishte një histori e shkuar. Do të ishte më mirë për futbollin evropian nëse ata thjesht do të dorëzoheshin tani”.

David Terrier, President i FIFPRO Europe

“Lojtarët tashmë janë pozicionuar përballë këtij projekti dhe ata janë njëzëri kundër tij. Si Fifpro ne përfaqësojmë të gjithë lojtarët, jo vetëm ata që potencialisht do të luanin në një kompeticion të vetëm në një strukturë të fragmentuar.

Jam dakord me presidentin ?eferin se ky vendim përforcon pozicionin tonë të përbashkët dhe nënvizon rëndësinë e meritave sportive dhe strukturës piramidale të futbollit Europian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *