VIDEO/ “Zot, çfarë po flas?”! Konferenca qesharake e trajnerit të Real Madrid, Ançeloti hutohet dhe ngatërron mbiemrin e lojtarit të tij

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur sot në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Alaves. Mbretërit kanë shumë probleme me dëmtimet, ndaj italiani është i detyruar të ndryshojë pozicionet e lojtarëve dhe Aurelien Tchouameni do të duhet të zërë vendin e mbrojtësit të qendrës. Trajneri i klubit mbretëror u hutua pak në konferencën e sotme duke i gjetur një mbiemër të ri, Tchouameninga.

Edhe vet Anceloti filloi të qeshte me gabimin e bërë, duke vendosur duart në fytyrë. “Tchouameninga nuk i pëlqen të luajë si mbrojtës”, tha Ancelotti, më pas kuptoi se kishte shqiptuar gabim mbiemrin dhe bëri një pushim të shkurtër.

“Tchouameni nuk i pëlqen të luajë si mbrojtës qendre, Camavinga gjithashtu nuk i pëlqen të luajë mbrojtës i majtë, por në situata urgjente do të jetë në gjendje të na ndihmojë. Sigurisht, e ardhmja e Tchouameni në Real është në mesfushë”, tha trajneri italian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *