“Më të mirët 2023”/ Një bardheblu merr në duar trofeun, sulmuesi i Tiranës shpallet “Këpuca e Artë 2023”

FSHF-ja ka organizuar sot mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”.  Një event që shërben për të nderuar ata që kanë qenë më të mirët në sportin e futbollit në këtë vit kalendarik. Të ftuar në këtë ngjarje janë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, kreu i FFK-së, Xhanluka Xambrota, e shumë ish-lojtarë që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar.

“Këpuca e Artë” për këtë vit shkon në duart e një lojtari të Tiranës. Bëhet fjalë për Florent Hasani. Është pikërisht sulmuesi i bardhebluve, ai që merr në duar trofeun. Falë paraqitjeve mjaft pozitive dhe golave të shënuar, Hasani arriti të siguronte një transferim në radhët e Rapidit të Bukureshtit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *