LAJM I FUNDIT/ Silvinjo merr zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare, përgëzime nga Duka, Rama dhe Begaj

Sot po zhvillohet mbrëmja Gala e FSHF, për më të mirët e vitit 2023. Një event që ka pjesëmarrjen e të gjithëve, nga kryeministri Edi Rama, te lojtarët e Shqipërisë dhe të Superiores. Atje do të ndahen edhe çmimet për më të mirët e Superiores, ndërsa kreu i FSHF, Armand Duka, hapi fjalimin mes vlerësimeve për vitin e mbyllur.

“Ne të gjithë ndihemi mirë kur shohim arbitrat tanë që gjykojnë në Europë. Dua të falenderoj të gjithë njerëzit që kanë punuar me seriozitet dhe përulje për të mirën e futbollit shqiptar. 2023 ishte viti i dytë i projektit “Uniforma Ime”, që i mundëson çdo fëmije që luan futboll bazën materiale, po shton numrin e tyre dhe rregjistrimin në këtë sport.

Marrëdhëniet me Qeverinë kanë qenë të mira, kemi investuar së bashku edhe në ndërtimin e stadiumeve, të komplekseve sportive. E falenderoj Ramën për mbështetjen financiare që ka dhënë për ekipin kombëtar që besoj se ia ka vlejtur, ky ekip meriton gjithçka.

Gjatë këtij viti, 26 ekipe të rinjsh dhe të rejash, kanë ardhur në Shqipëri për të zhvilluar ndeshjet e tyre. Stadiumet tona, organizimet perfekte dhe njëkohësisht profesionalizimi i treguar, na solli edhe organizimin e turnout europian U-17 për vitin 2025.

Dua të falenderoj edhe tifozët shqiptarë, për mbështetjet që kanë dhënë për ekipet e tyre, vecanërisht për tifozët e Kombëtares. Një duartrokitje e dua për ta, kanë qenë lojtari i 12 për Shqipërinë. Në çdo ditë që kalon, aq më shumë e ndiej suksesin e Shqipërisë, ky staf teknik n aka dhuruar një krenari të madhe. Ne jemi një vend i vogël, por një komb i madh. Thirrja ime para Europianit është: “Shijojeni suksesin tuaj, bëni atë që keni bërë në kualifikuese dhe do të na bëni krenar. Sido të shkojë, ne jemi në shërbimin tuaj, ne jemi me ju, gjithmonë”. I drejtohem sërish Kryeministrit, dua t’i kthehem edhe njëherë Ligjit të Sponsorizimeve, ndryshimi i tij do të ishte në të mirë të futbollit. Unë besoj se kjo kërkesë e jona do të realizohet”, tha Duka. Më pas ishte kryeministri Edi Rama që vazhdoi fjalimin.

“Unë jam këtu me privilegjin për të thënë dy fjalë. Duhet që të përgëzojmë me gjithë zemër të gjithë atë që mundësuan suksesin e jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Përgëzimin dua ta filloj nga De Biazi, i cili na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur. Dua ta vazhdoj me Rejën që mori përsipër të drejtojë Shqipërinë duke u bërë ura lidhëse mes dy sukseseve. Dua ta mbyll me Silvinjon. Për të ndaluar vetëm një sekondë këtu”, tha Rama duke ftuar presidentin e Republikës, Begaj, që i dhuroi nënshtetësinë shqiptare Silvinjos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *