Sparta e Pragës e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-0. Çekët janë duke dominuar Arisin e Limasolit në Europa League dhe me këtë rezultat sigurojnë biletën për në fazën pasardhëse. Protagonist në këtë përballje është edhe Qazim Laçi.
Mesfushori shqiptar ka dhënë asistin në golin e tretë të takimit. Lojtari i Kombëtares kuqezi dha një pasim të përsosur në minutën e parë shtesë të pjesës së parë për Birmançeviçin. Ky i fundit u gjet në zonë përballë portierit dhe nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Goal: Veljko Birman?evi? | Aris 0-3 Sparta Praha pic.twitter.com/mAJVV9jkAV
— FootColic ?? (@FootColic) December 14, 2023