“Ishim të etur për Ligën e Kampionëve, duhet të fitonim ndeshjen e parë”, Pioli kënaqet edhe me Ligën e Europës: Është kompeticion i rëndësishëm

Milanit nuk i ka mjaftuar fitorja 1-2 në Njukastëll për të siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë tashmë do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Europës. Pas përfundimit të ndeshjes, Pioli ka folur për “Amazon Prime”. Trajneri Italian ka shprehur pendesë për mungesën e rezultatit në ndeshjen e parë përballë Njukastëllit. Tashmë objektivi i Piolit është fitimi i Ligës së Europës.

“Ndeshjen e parë, duhet ta kishim fituar për shkak të mënyrës se si luajtëm. Na vjen keq që nuk ia dolëm, ishim të etur për Ligën e Kampionëve. Liga e Europës është një ngjarje e rëndësishme, Milani nuk e ka fituar kurrë. Mbrëmje e ëmbël, sepse Milani nuk fitonte në Angli që nga viti 2005, por edhe e hidhur. Ne besuam në të, kundër një ekipi që hodhi shumë në fushë. Megjithatë, ka pak zhgënjim. Në Ligën e Europës për ta fituar? Sigurisht, ne duhet të shkojmë sa më shumë përpara. Ne e dimë se grupi ishte shumë i vështirë, ne mund të ishim më efektivë. Do të mendojmë të bëjmë mirë në Ligën e Europës”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *