Mediat katalanase zbuluan një skandal të ri në Barcelonë të martën, para ndeshjes së javës së fundit të Champions League. Autoriteti dhe vendimet e marra nga trajneri Xavi janë tronditur rëndë, presidenti Joan Laporta fshihet pas gjithçkaje. Mediat spanjolle shkruajnë se ky është një precedent serioz pasi deri më tani në Barcelonë nuk ka pasur raste që presidenti të përzihet në punën e trajnerit dhe të vendos se kush do të luajë e kush jo.
Xavi fillimisht vendosi që Lewandowski, Araújo dhe Gündogan të qëndronin te Barcelona në mënyrë që të pushonin përpara ndeshjes së së shtunës në Mestalla kundër Valencias. Pak orë pasi Barcelona dorëzoi listën e lojtarëve, klubi dërgoi një tjetër me tre shtesa befasuese, një fakt i paprecedentë që tashmë kishte nxitur spekulime të ndryshme dhe u konfirmua përfundimisht. Xavi donte një skuadër sa më të pushuar për La Liga-n pasi gara pas skuadrave kryesore Girona dhe Real po vështirësohet, por Laporta qartësisht kishte plane të tjera. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/