Në gjithë këto vite të fundit, Chelsea ka zgjedhur që t’i besojë të rinjëve. Londinezët kanë nxjerrë shumë lojtarë nga akademia e tyre dhe njëkohësisht kanë investuar tek lojtarët e rinj në merkato.
Megjithatë presioni i madh për fitore në një klub të tillë, bën që këta futbollistë të mos jenë të lirë për t’u rritur dhe shprehur. Për këtë arsye, sipas mediave britanike, Chelsea do të ndryshojë strategjinë e klubit.
Për shkakun e mungesës së rezultateve, duket se londinezët do të heqin dorë nga besimi tek të rinjë dhe në të ardhmen do të transferojnë vetëm emra të mëdhenj në futbollin europian, për të marrë produktin e gatshëm. /Sport Ekspres/