Rasti Dwamena ndodh edhe në La Liga! Një lajm i trishtë vjen nga Spanja që ka sjellë shtyrjen e ndeshjes mes Granadas dhe Athletic Bilbaoi.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 17 të takimit, teksa një prej tifozëve ndërroi jetë pas arrestit kardiak. Më pas u zgjodh që ndeshja të mbyllej përfundimisht dhe të luhej në një ditë tjetër. /Sport Ekspres/