Interi shtyp Udinezen dhe merr vendin e parë, 7 minuta i mjaftuan për të “vrarë” ndeshjen (VIDEO)

Interi po tregon nga java në javë forcën e tij. Zikaltrit kanë marrë një fitore bindësi mbrëmjen e sotme. Skaudra e udhëhequr nga Simone Inzagi ka shtypur me rezultatin e thellë 4-0 Udinezen, duke rimarrë vendin e parë, me 2 pikë diferencë nga Juventusi.

Interit i mjaftuan vetëm 7 minuta për të “vrarë” ndeshjen. Në këtë hark kohor, zikaltrit shënuan tre golat e parë të takimit. Ndeshja u zhbllokua nga një penallti e Çalhanoglusë në minutën e 37, ndërsa më pas Dimarko në të 42-tën dhe Turami në të 44-tën i dërguan shifrat në 3-0. Për të vulosur fatin përfundimtar të takimit mendoi Lautaro Martinezi. Argjentinasi shënoi golin e katërt dhe njëkohësisht të fundit të takimit në minutën e 84-t. Pjesë e lojës ishte edhe Kristjan Asllani, i cili u aktivizua në pjesën e dytë nga Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *