VIDEO/ Çmenduria që i ndodh Bajernit! Kundërshtari i shënon 5 gola me 35% mbajtje topi, bavarezët largohen të turpëruar nga stadium

Bajerni i Mynihut ka përjetuar një nga ndeshjet më të këqija në historinë e tij. Gjiganti gjerman është mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 nga Ajntrakti i Frankfurtit. Këta të fundit kanë mbajtur topin në zotërim në vetëm 35% të kohës, por aq i ka mjaftuar për të turpëruar bavarezët.

Goli i parë u shënua në minutën e 12 nga Mamoshi, ndërsa Ebimbe (31’) dhe Larsoni (36’) trefishuan rezultatin. Kimish ngushtoi diferencat në minutën e 44-t, por goli i tij do i vlente vetëm statistikave. Ebimbe shkundi sërish rrjetën në minutën e 50 të takimit, ndërsa 10 minuta më vonë Knaufi vulosi shifrat në 5-1. Ajntrakti goditi 6 herë portën e Bajernit dhe në 5 raste e ndali topin në rrjetë. Në krahun tjetër, skuadrës nga Mynihu i mungoi saktësia për të shkundur rrjetën me gjuajtjet e saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *