Dinamo e Zagrebit ngulmon për sulmuesin shqiptar, në garë hyn edhe Ferencvaroshi

Dinamo e Zagrebit kërkon të plotësojë dëshirën e trajnerit në merkaton e janarit. Jakiroviçi pëlqen së tepërmi Arbër Hoxhën, i cili cilësohet si anësori më i mirë në elitën e futbollit kroat. Gjigantët e Kroacisë prej kohësh po negociojnë me Slaven Belupon, i cili synon të përfitojë sa më tepër finaniarisht nga lojtari shqiptar.

Klubi kroat ka kërkuar 3 milionë euro për të hequr dorë nga kartoni i 25-vjeçarit. Një shifër e tillë nuk është pranuar nga Dinamo e Zagrebit. Por ekipi më i titulluar në Kroaci, që ka edhe konkurencën e Hajdukut të Splitit, vazhdon të ngulmojë për Hoxhën. Sipas mediave kroate, Dinamo e Zagrebit është e gatshme të paguajë 1 milionë euro, si dhe të japë lojtarë në huazim për të sjellë në kryeqytet futbollistin shqiptar. Ndërkohë, edhe Ferencvaroshi ka shprehur interesim për Arbër Hoxhën. Klubi hungarez kërkon të gjejë një Myrto Uzuni të ri kampionati kroat, por dëshira e vetë lojtarit është Dinamo e Zagrebit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *