Sodiq Atanda po luan sezonin e tij të tetë në futbollin shqiptar, në të cilin është përshtatur më së miri. Në një bashkëbisedim me Skënder Gegën në “Soccer Talk Podcast”, mbrojtësi nigerian tregon se nuk kishte dëgjuar kurrë se ekzistonte një shtet me emrin Shqipëri përpara se të transferohen te Apolonia. Por tashmë shprehet se ndihet si në shtëpi në Shqipëri.
“Këtu është si në shtëpi. Sa herë që jam në Shqipëri, ndihem si të jem në shtëpi. Më kanë trajtuar mirë. Shumica e njerëzve përreth meje, më pëlqejnë mua. Kam 8 vite këtu. Kush më tregoi për herë të parë për Shqipërinë? Më tregoi një agjent. Është shqiptar. Më parë kurrë nuk kisha dëgjuar që Shqipëria ishte një shtet. Për herë të parë e mësova kur po fluturoja për këtu.”, ka thënë Sodiq Atanda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/