VIDEO/ Derbi i kryeqytetit nuk njeh fites, Tirana frenon Partizanin nga të ndjekurit e Egnatias kryesuese

Derbi i zjarrtë i kryeqytetit nuk pati fitues. Tirana dhe Partizani janë ndarë me një barazim 1-1. Ndeshja në “Air Albania” nisi me vonesë për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike nga ana e tifozëve, të cilët do të bëheshin më pas shkaktarë edhe për nderprerjen e ndeshjes për hedhjen e sendeve të forta në fushë. Sfida u zhbllokua në minutën e 28, atëherë kur Hasani shënoi një gol mjaft të bukur për Tiranën. Skuadrat patën të dyja rastet e tyre më pas, por do të ishte Partizani ai që do të shënonte.

Albers Keko e gjeti veten i vetëm në zonë, kur në minutën e 79 goditi portën dhe e ndali topin në rrjetë. Nuk mungoi as tensioni në këtë përballje, teksa Doka dhe Rrapaj nuk i kontrolluan dot nervat e tyre, duke u përplasur fizikisht në pjesën e dytë. Në fund, rezultati mbeti 1-1 dhe skuadrat dolën nga “Air Albania” me nga një pikë më shumë në tabelën e renditjes. Tirana frenon kështu Partizanin, i cili tashmë shkon në 6 pikë diferencë nga Egnatia e vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *