Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol brilant me Legian e Varshavës. Këtë herë kundër Aston Vilës në transfertë. Por siç ndodh rëndomtë, edhe pas dy golave të shënuara kundër Aston Vilës në shtëpi, Muçi humbet për disa ndeshje pasi realizon perla të tilla në përballjet e nivelit të lartë. Për këtë arsye në Poloni nuk ka pasur vetëm lavdërime, por edhe disa kritika për lojtarin e Shqipërisë. Radoëslaë Majdan, ish-lojtari i Polonisë, e komentoi kështu performancën e Mucit:
“Muci nuk është në gjendje që të paraqesë atë që është i aftë të bëj. Dje pas golit të shënuar, mendova me vete: “Më kujtoi se kush është Ernest Muçi”. Ky lojtar është një nga tre më të rëndësishmit që Legia pret që të fitojë shumë para. Ndeshje të tilla, gola të tillë tregojnë se ky lojtar është vërtet me shumë klas, por duhet të jetë më shumë sesa thjesht një fragment. Duhet të ketë performanca konstante që ky lojtar duhet të bëj për ekipin. Ka disa vite te Legia e Varshavës dhe vazhdojmë të flasim për të duke thënë që ka vetëm momente të mira”, tha Majdan. /Sport Ekspres/