VIDEO/ “Mirësevini në ferr”! Gallatasarai dërgon “djajtë e kuq” në ‘ferr’, Mançester Junajtedi prek fundin në Champions

Mançester Junajtedi përjeton një tjetër mbrëmje të hidhur në Ligën e Kampionëve. Skuadra angleze ka hedhur një tjetër hap fals në kompeticionin më të lakmuar për klube, këtë herë kundër Gallatasarait. Stadiumi i ekipit turk ishte i stërmbushur këtë mbrëmje, teksa tifozët kishin përgatitur një koreografi fantastike. Stadiumi ishte i stolisur me ngjyrat simbolike të klubit dhe në tribunën kryesore shkruhej: “Mirësevini në ferr”.

Një frazë që rezultoi e vërtetë në fushën e lojës. Mançesteri e nisi mjaft mirë ndeshjen, të cilën e udhëhoqi deri në pjesën e dytë të takimit, por më pas Zijek dhe më pas një supergol i Akturkoglusë i çuan shifrat në 3-3. Gallatasarai dërgon në “ferr” “djajtë e kuq”, të cilët tashmë gjenden në vendin e fundit në tabelën e renditjes. Shanset për kalimin e grupit ende nuk janë zeruar, por ky mision mbetet shumë i vështirë dhe në dorën e skuadrave të tjera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *