Shumë muaj pa e parë fushën në Serinë A, Marash Kumbulla do të shkoj tek ekipi i moshave të Romës

Marash Kumbulla është kthyer nga dëmtimi që e la jashtë për shumë kohë nga fusha e blertë. Mbrojtësi shqiptar u stërvit pjesërisht me pjesën tjetër të grupit te Roma. Por kur do të kthehet futbollisti në fushë për ndeshje?

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Roma nuk kërkon që të nxitojë dhe të vuajë një tjetër dëmtim të Kumbullës. Ata do të marrin kohën e mjaftueshme dhe Marashi pritet që të kthehet në fundin e dhjetorit ose në fillim të janarit për të qenë gati për ndeshje. Fillimisht Kumbulla do të luajë nga java e ardhshme me ekipet mosha të Romës, për të fituar përgatitjen fizike të duhur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *