VIDEO/ Shihni se kush u kthye! Kishte 31 ndeshje të humbura në Serinë A, Marash Kumbulla lë pas dëmtimin në kohë rekord dhe tregon forcën

Marash Kumbulla pësoi një dëmtim të rëndë në prillin e këtij viti, teksa në ndeshjen Roma-Milan do të dilte nga fusha e blertë që në minutën e 14. Nga ajo kohë deri tani, Kumbulla ka humbur plot 31 ndeshje pa pasur mundësinë të jap kontributin e tij te Roma.

Por një lajm i mirë vjen nga kryeqytetasit. Faqja zyrtare e Romës tregon se Kumbulla është kthyer sot në stërvitje të pjesshme me grupin tjetër të lojtarëve. Ende nuk dihet koha e saktë kur Marashi mund të jetë gati për t’u ulur fillimisht në pankinë, por pritej që Kumbulla të kthehej në fillimin e janarit. Megjithatë mbrojtësi shqiptar ka treguar gjithë forcën dhe energjinë e tij duke u kthyer përpara kohe për të hyrë në ritëm dhe për të pasur mundësi që të shkel sërish fushën e blertë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *