VIDEO/ Lojtari shqiptar dhe ai serb përplasen fizikisht në fushë, kroati Livaja kap nga fyti kundërshtarin dhe i del në mbrojtje Emir Sahitit

Hajduku arriti që të fitonte me shifrat 0-2 kundër Istrës në transfertë.  Në këtë ndeshje arriti që të shënonte edhe lojtari shqiptar, Emir Sahiti.

Në fushë pamë një detaj interesant, lojtari serb Mladen Devetak dhe Emir Sahiti janë përplasur edhe fizikisht me njëri-tjetrin, ku ka pasur shtytje. Më pas ishin edhe lojtarë të tjerë të Istrës që përfituan nga momenti duke shtyrë Sahitin.

Por kroati Marko Livaja, tregon se jo më kot është kapiten te Hajduk Spliti. Livaja ka shkuar për të mbrojtur Sahitin dhe ka tërhequr një lojtar rival, duke e kapur nga fyti për t’ia bërë të qartë se nuk mund të kërcënojë shokun e tij të ekipit. Kjo sjellje e Livajës është duartrokitur nga tifozët e Hajdukut të Splitit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *