VIDEO/ Pritja e egër për Kuadradon! Kolumbiani “tërbon” tifozët juventinë, merr pasojat e “tradhëtisë”

Huan Kuadrado është rikthyer përsëri në Torino, por këtë herë me fanellën e Interit. Kolumbiani është aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë të lojës dhe pritja e tifozëve juventinë ishte mjaft e egër. Që në momentin kur Kuadrado iu afrua vijës anësore për të hyrë në lojë, stadium gumëzhin nga koret e tifozëve.

Mesfushori “tërbon” ish-tifozët e tij, të cilët nuk e kanë kapërdirë “tradhëtinë” e tij. Megjithëse kaloi shumë vite në klubin e Juventusit, ku ka fituar një sërë trofesh, Kuadrado vendosi të transferohej te rivalët e përhershëm të bardhezinjve, te Interi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *