Zef Deda është ndarë nga jeta në ditën e sotme. Një ikonë e madhe në Shkodër, që tanimë ka ndërruar jetë. Megjithatë falë kontributit të madh që ka dhënë në artin shqiptar, Deda ka fituar “përjetësinë”.
Kjo figurë kaq e dashur në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë, është kujtuar edhe nga ana e Vllaznisë. Përpara takimit me Laçin, ekipi shkodran ka nderuar figurën e Zef Dedës dhe më pas është mbajtur një minutë heshtje për Dwamena-n. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/