UEFA ka vendosur që ndeshja e Conference League ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Gjendja e fushës në këtë stadium është e tmerrshme dhe është marrë vendim që ndeshja e lartpërmendur të mos luhet aty.
Është interesant fakti se Kosova në këtë stadium i zhvilloi ndeshjet e saj në kualifikimet për Kampionatin Evropian kundër Izraelit dhe Bjellorusisë.
Pas këtyre dy ndeshjeve, një numër i madh i futbollistëve miq deklaruan se nuk kishin luajtur në fushë më të keqe në karrierën e tyre.
Nuk dihet se në cilën fushë do të luhet ndeshja, por supozohet se do të jetë stadiumi i Air Albania në Tiranë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/