Ndërpritet ndeshja e Shqipërisë në minutën e 27! Arbitri kthehet të shikojë fushën, ishte e pamundur që të vazhdohej më tej

Ndeshja midis Shqipërisë U-21 dhe Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e Euro U-21, është ndërprerë në minutën e 27-të për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Podgoricë.

Arbitri kryesor i ndeshjes thirri skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe pas 30 minutash u rikthye në fushë për të testuar kushtet e terrenit, por ishte e pamundur që ndeshja të rifillonte dhe bashkë me delegatin e UEFA-s vendosën ndërprerjen përfundimtare të takimit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se UEFA ka vendosur që ndeshja mes Shqipërisë U21 dhe Malit të Zi U21 të luhet më 7 qershori 2024 dhe do të rinisë nga minuta e 27-të. Sipas kalendarit të datave zyrtare të FIFA-s e UEFA-s për Kombëtaret ndeshja nuk mund të shtyhej për nesër dhe angazhimet e lojtarëve me klubet e tyre e bënë të pamundur që kjo sfidë të zhvillohet në një datë më të afërt.

Shqipëria U21 do të luaj në marsin e vitit 2024 dy sfida kualifikuese ndaj Finlandës dhe Zvicrës. Edicioni kualifikues do të ulë siparin në qershorin e vitit 2024 dhe Shqipëria U21 ka në program sfidat ndaj Zvicrës, Armenisë dhe takimin e shtyrë ndaj Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *