VIDEO/ Arbitrat i vodhën Ukrainës biletën e Europianit? Polemika në botën e futbollit, Italia e merr një ndihmë të madhe duke mos i akorduar penalltinë

Italia barazoi me shifrat 0-0 ndaj Ukrainës dhe kaloi në Europian si ekipi i dytë, së bashku me Anglinë. Ukrainasve u duhej një fitore për të kaluar para Italisë dhe për të shkuar në Gjermani. Azurrët ia dolën në stilin e tyre, morën pikën e vlefshme nën drejtimin e Luciano Spaleti.

Në këtë ndeshje kishte edhe një rast shumë të diskutueshëm. Mudryk ishte i pari që arriti topin, një mbrojtës italian u vonua dhe e kapi në këmbë me këpucë, por arbitri Manzano nuk akordoi penallti.

Për më tepër, arbitri nuk mori as një thirrje nga dhoma VAR për të parë situatën. Ukrainasit u ankuan më kot, vendimi nuk ndryshoi dhe Italia mund të ketë marrë në atë moment një shtytje të mirë dhe një biletë për Europianin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *