“Nuk kërkonim barazim, donim fitoren”, Asllani flet pas ndeshjes: Kur ekipet janë kaq të ngushta është e vështirë për ne mesfushorët

Tashmë është koha për të festuar në “Air Albania”. Shqipëria shkruan historinë dhe për të parën herë e përfundon grupin si kryesuese. Kuqezinjtë kanë barazuar sot me rezultatin 0-0 kundër Ishujve Faroe, duke marrë kështu pikën e nevojshme për të ruajtur vendin e parë në Grupin E. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre në “Supersport”.

Asllani: “Nuk kërkonim barazimin, donim ta fitonim këtë ndeshje. Kjo skuadër ka ardhur këtu, ka bërë lu.ftë. Nuk la shumë hapësira dhe nuk fituam dot. Të vazhdojmë kështu, të jemi ekip si kemi qenë deri tani. Duhet të punojmë të gjithë që ta mbajmë vendin, edhe ata që nuk kanë pasur shumë minuta po stërviten shumë. Kishim shumë pak hapësira për ta futur topin brenda. Kur ekipet janë kaq të ngushta, kaq mbrapa, është shumë e vështirë për ne mesfushorët ta fusim topin dhe luajmë më shumë nga krahët”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *