“Zabaleta këndonte si shqiptar në korridoret e FSHF-së”, Riza zbulon festën e trajnerëve: Po këndonin këngët e Kombëtares

Florian Riza ishte i ftuar ditën e sotme në “Euronews Albania”. Ish-futbollisti ka treguar atmosferën e krijuar në Federatë pas kualifikimit në Euro 2024. Riza ka zbuluar se Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij janë kthyer në zyrë duke kënduar këngët e Kombëtares. Ai veçon Zabaletën si më entuziastin ndër tyre.

“Për fatin tim të keq, në momentin që ai (Silvinjo) erdhi në zyrë, unë nuk isha aty. Isha disa kate më sipër në një mbledhje. Por entuziasmi i vetë trajnerëve, sepse ata janë disa, dhe kryesisht ishte Zabaleta ai që ishte më euforikë. Këndonte si shqiptar në korridoret e Federatës. E morëm vesh të gjithë që stafi hyri në zyrë dhe të gjithë po i duartrokisnim. Po këndonin këngët e Kombëtares dhe po bërtisnin”, ka zbuluar Floian Riza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *