Tifozët do të mbulojnë Air Albanian me flamurin e Shqipërisë, pritet si ndaj Greqisë dhe moto e re e Kombëtares në Europian

Shqipëria arriti që të kalonte në Europianin e Gjermanisë. Kuqezinjtë do të përballen sot me Ishujt Faroe në mbrëmje, atje ku do të jetë festë dhe spektakël. Tifozët pritet që të shpalosin një flamur të madh të Shqipërisë në Air Albania, thuajse të ngjashëm si ndaj Greqisë.

Por pritet që të shohim fillimin e takimit për të parë nëse do të jetë një rekord i ri në përmasa. Nga krahu tjetër sot do të zbulohet edhe moto e re e Shqipërisë në Europian, e cila është bërë në bashkëpunimin e tifozëve me FSHF. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *