Franca shënon gol çdo 7 minuta, bën kundërshtarin të lutet që ndeshja të mbarojë sa më shpejt

Franca ka vendosur sot një rekord në kualifikueset e Europianit. Trikolorët kanë mposhtur me rezultat tenistik Gjibraltarin. “Gjelat” kanë marrë një fitore 14-0. Francezët kanë shënuar mesatarisht një gol në çdo 7 minuta, duke bërë kundërshtarët të luteshin që ndeshja të mbaronte sa më shpejt.

Ndeshja nisi me një autogol të Santosit që në minutën e 3-të, ndërsa një minutë më vonë Turami dyfishoi shifrat. Më tej në listën e golashënuesëve u përfshinë edhe Emeri (16’), Kilian Mbape (30’ p., 74’, 80), Klaus (34’), Koman (36’, 65’), Fofana (37’), Rabio (63’), Dembele (73’), Zhiru (89’, 90’+1’)./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *