Kosova bërë befasinë mbrëmjen e sotme. Megjithëse yjet e skuadrës mungonin në fushën e lojës në transfertën zvicerane, dardanët sërish ia dolën të befasonin helvetët. Ndeshja nisi me një ritëm mjaft të lartë të Zvicrës, të cilët diktuan lojën në pjesën e parë. Por pavarësisht rasteve të shumta që patën në fraksionin e parë të lojës, goli për ta u shënua në minutën e 47 dhe mban si autor Vargasi.
Kosova nuk u dorëzua dhe luajti gjithçka për gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes. Përpjekja u shpërblye, teksa Muhamet Hyseni e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 82-të të takimit. Goli i lojtarit të Llapit entuziasmoi stadiumin, i cili nisi të këndonte shqip, pavarësisht se ndeshja luhej në transfertë. Kosova kërkoi të shënonte edhe golin e fitores që do i mbante gjallë shpresën e kualifikimit, por nuk ia doli dot. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1 dhe dardanëve u duhet t’i thonë lamtumirë Euro 2024-s. Ndërkohë Zvicra ka siguruar kualifikimin për në Gjermani, por tashmë renditet e dyta në grup pas Rumanisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
What a moment for Hyseni. Unbelievable story! ?#SUIKOS | ????
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) November 18, 2023