VIDEO/ Shqiptarët bëhen bashkë në Rusi, shkëmbejnë fanellat me njëri-tjetrin

Kupa e Rusisë ka bërë bashkë dy lojtarët shqiptare, Mario Mitajn dhe Mirlind Dakun. Lokomotiva e Moskës është ndeshur sot me Rubin Kazanin, të cilin e ka mposhtur me rezultatin 3-0. Është skuadra e mbrojtësit shqiptar ajo e cila ka sigurar kualifikimin nga grupi B.

Klubi kryeqytetas udhëheq tabelën e klasifikimit me 13 pikë të grubmulluara në 6 ndeshjet që ka pasur në dispozicion. Pas vërshëllimës përfundimtare të takimit, Mario Mitaj dhe Mirlind Daku janë përqafuar me njëri-tjetrin, duke ndërruar edhe fanellat e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *