Qyteti i dashurisë sot i përket futbollit. Në Paris po zhvillohet ceremonia e çmimit më të rëndësishëm individual për një futbollist. Tre finalistët e këtij çmimi ishin Mbapeja, Halandi dhe Lionel Mesi. Ky i fundit ka arritur që të marrë për herë të 8 në karrierën e tij trofeun e Topit të Artë. Fitimi i Kupës së Botës në Katar në fund të vitit të shkuar ishte thelbësore në triumfin e yllit argjentinas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/