Është përmbyllur me sukses turneu “UEFA Women’s U-19 Championship” për grupin A7 i cili u mirëprit dhe u organizua nga FSHF. Të gjitha ndeshjet kualifikuese u luajtën në stadiumet “Air Albania” dhe “Elbasan Arena” në datat 24, 27 dhe 30 tetor.
Në grupin A7, Serbia e mbylli në vendin e parë, duke triumfuar edhe në sfidën e fundit, e cila u zhvillua ditën e sotme në “Elbasan Arena” kundër Islandës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 me Serbinë që regjistroi fitoren e tretë radhazi në po aq ndeshje dhe renditet e para me nëntë pikë të plota.
Pavarësisht disfatës Islanda qëndron e dyta me katër pikë falë golavarazhit më të mirë dhe i mbyll sfidat kualifikuese me një fitore, një barazim dhe një humbje.
Ndeshja tjetër e grupit A7, mes Skocisë dhe Bjellorusisë u luajt në “Air Albania” dhe përfundoi 1-2. Bjellorusia renditet e treta në grupin A7 me katër pikë, ndërsa Skocia mbetet e fundit me zero pikë. Një tjetër turne që në nivel organizimi ishte i shkëlqyer duke sjellë edhe vlerësimet më të mira nga pjesëmarrësit dhe UEFA për kushtet e krijuara nga FSHF gjatë gjithë këtyre ditëve në vendin tonë.
Më poshtë rezultatet e Grupit A7 të Europianit U-19 për vajza:
Islandë – Skoci 6-2
Bjellorusi – Serbi 0-2
Serbi – Skoci 2-0
Islandë – Bjellorusi 1-1
Skoci – Bjellorusi 1-2
Serbi – Islandë 2-0
Renditja e ekipeve:
- Serbi 9 pikë
- Islandë 4 pikë
- Bjellorusi 4 pikë
- Skoci 0 pikë