Vllaznia ka ndërprerë bashkëpunimin me Migen Memellin mbrëmjen e sotme. Pasardhësi i tij në krye të pankinës pritet të jetë Qatip Osmani. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, Gasper Marku ka njoftuar se Osmani do të nisë nga punë ditën e hënë. Gazetari shkodran zbulon bisedën e tij me kolegun nga Tetova, Shaban Sinanin, se ish-trajneri i Shkëndijës do të marrë drejtimin e kuqebluve.
“Klubi i Futbollit Vllaznia zyrtarisht nuk e ka konfirmuar akoma, por nga burimet tona dhe nga kolegu ynë nga Tetova, Shaban Sinani, jemi informuar plotësisht se ai ka zhvilluar një intervistë me të (Osmanin). Shaban Sinani ka kominukuar me trajnerin dhe ka pranuar që ai është nisur. Bazuar në atë që përcolli vetë kolegu Sinani, ai është një nga trajnerët më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë në disa skuadra. Ka fituar 3 tituj kampionë, 2 Superkupa, ka luajtur në Kupat e Europës deri në fazën e ‘play off’-it. Pra është një trajner me shumë përvojë, që e ka pranuar me shumë kënaqësi bashkëpunimin me Vllazninë”, ka treguar Gasper Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/