Kukësi është rikthyer në jetë me Stavri Nicën. Verilindorët kanë arritur që të fitojnë edhe kundër Laçit me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është realizuar nga Abdou në minutën e 64, duke i dhënë një goditje të madhe skuadrës së Mirel Josës.
Falë kësaj fitore, Kukësi lë pas shumë kohësh vendet e fundit të renditjes. Tani kjo skuadër mban vendin e tetë, duke u përmirësuar së tepërmi me rezultatet e marra në javët e fundit. Kjo tregon se Kukësi do të jetë denjësisht në lojë deri në fundin e kampionatit, pavarësisht frikës së krijuar të një rrëzimi të mundshëm nga elita përpara kohe. /Sport Ekspres/