Ish-sulmuesi i Tiranës, Petrit Dibra bën bashkë legjendat e futbollit shqiptar

Vizita e ish-sulmuesit të njohur të Tiranës, Petrit Dibra në Shqipëri ka mbledhur bashkë legjendat e futbollit shqiptar dhe veçanërisht ato të klubit bardheblu në një drekë miqësore. Dibra ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur të Tiranës në vitet ‘70-‘80 dhe prej më shumë se 30 vjetësh jeton Spanjë ku punon si doktor.

Më rastin e vizitës, miqtë e tij i kanë organizuar një drekë festive ku ishin të pranishëm ish-futbollistë e trajnerë të famshëm si Mirel Josa, Bedri Omuri, Shkëlqim Muça, Edmond Gëzdari, Sulejman Mema, Bujar Kasmi, Millan Baçi, Gut Tafaj, Astrit Nallbani, Luan Metani, Astrit Hafizi, Luan Sengla, Arjan Bimo, Leonard Liti, Ramadan Jashari, Arben Vila, Ilir Muça, Fori Llambi dhe të tjerë.

Një takim i veçantë ku për disa orë figura të shquara të futbollit shqiptar kanë diskutuar për futbollin, duke risjellë në biseda edhe kujtimet e historitë e lavdishme sportive ndër vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *