Shqipëria mori sot një tjetër fitore nën drejtimin e Silvinjos. Kuqezinjtë mposhtën Bullgarinë me shifrat 2-0 në “Air Albania”. Miqësorja është dominuar nga ekipi ynë kombëtar, që konfirmon edhe një herë formën e mirë që po gëzon në këtë vit kalendarik. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”.
Laçi: “Jam gjithmonë gati kur më thërret Kombëtarja. Mendoj që kështu duhet të jenë të gjithë lojtarët. Jam i kënaqur që shënova. Pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, për ne ishte si një ndeshje zyrtare. Tani na presin ndeshje më të vështira për të vazhduar në Europian. Më pëlqen të jem lojtar ‘box to box’. Por të tjera detyra më kërkon trajneri i Spartës së Pragës, të tjëra më kërkon Silvinjo. Unë thjesht bëj ato që më kërkojnë. Me shokët e skuadrës pas humbjes me Çekinë kam folur. U kam thënë: ‘Mos u mërzisni. Kështu është në futboll, jo gjithmon fiton. Sepse këtë herë do të shkoj unë në Europian, nuk do të shkoni gjithmonë ju’“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/