Shqipëria ka marrë një fitore të jashtëzakonshme kundër Republikës Çeke mbrëmjen e djeshme. Tashmë Euro 2024 është vetëm një pikë larg. Festa ka qenë e madhe si në rrugët e qyteteve shqiptare, ashtu edhe në dhomën e zhveshjes së Kombëtares.
Kristjan Asllani ka treguar atë çfarë ka ndodhur brenda stadiumit nëpërmjet një videoje live në “Instagram”. Ovacione për presidentin dëgjohen në sfond, ndërsa përpara kamerës së celularti shfaqet i qeshur Bajrami. Lojtari i Sasuolos tregon me shenjë rezultatin e ndeshjes dhe i thotë çekëve të largohen në shtëpi tashmë./Sport Ekspres/