Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 8 të “Abissnet Superiore“-s. Erzeni ka mposhtur Teutën në derbi, i cili u vendos nga Kaçbufi. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79, duke i dhënë një fitore me mjaft vlera shijakasve. Por nëse në “Niko Dovana” golat ishin me pikatore, e kundërta mund të thuhet për sfidën mes Partizanit dhe Kukësit.
Të kuqtë arritën të fitonin mes 7 golave, teksa mposhtën verilindorët me shifrat 4-3. Bintsuka ishte padyshim njeriu i ndeshjes për kryeqytetasit, pasi 3 prej golave të shënuar mbanin autorësinë e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/